Këngëtarja kosovare këtë muaj rikthehet me projekt pas 17 vitesh

By

Besojmë që të gjithëve ju kujtohet kënga ‘Ajo’ nga Vjollca Robelli në fillim të viteve 2000.

Përkundër se po shkojmë drejt dy dekadave nga publikimi i kësaj kënge, ‘Ajo’ nuk është tretur në kujtesën e atyre që iu ka pëlqyer muzika e Vjollcës.

E duket se më në fund, është radha të dëgjojmë projekt të ri nga këngëtarja e cila në 2017-tën paralajmëroi rikthimin.

Pas një pune intenzive dy vjeçare, në fund të këtij muaji, Vjollca do të sjellë këngën e re të titulluar ‘Besa’.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash shprehet: ‘Jam shumë e lumtur ta ndaj me t’gjithë lajmin që po kthehem në skenë si AJO, pas dy vitesh pune në albumin tim. 

Duke jetu larg vendlindjes për së paku 15 vjet, kam arrit me e çmu ma shumë prejardhjen time dhe kjo më ka ndihmu e inspiru që të krijoj muzikë bazu në kulturën dhe traditën tonë. 

Meqenëse jam ba nanë e 4 fëmijëve, dua që trashëgiminë time fillimisht me ua përcjellë atyre e pastaj edhe botës, e ku ka mënyrë më të mirë se përmes muzikës … Më vonë gjatë këtij muaji, 20 vjet pas luftës, do të sjell për juve, kangën time BESA”.

Mezi presim për rikthimin e Vjollcës si vlerë e shtuar në diskografinë shqiptare. /Prive.al

Image may contain: 1 person, closeup

Artikuj të ngjashëm