“Unë dhe ti” është projekti që solli mjaft dashuri për Shën Valentin nga Alban Skënderaj.
Klipi i saj ka regjistruar mbi 2 milionë shikimesh e po ashtu disa javë radhazi ishte e para në top lista muzikore në Kosovë e Shqipëri.
Por pas pak muajsh, Albani ka vendosur të sjell një tjetër këngë por këtë herë në bashkëpunim.
Artisti siç mëson Prive është bërë bashkë me reperin Elinel e ura lidhëse për këtë duet doli të jetë coveri që solli rep artisti ‘Ditë e re’.
Kënga është gati dhe do të publikohet brenda javës së ardhshme. /PRIVE.AL