Historia e pa rrëfyer e Alma Bektashit për prezencën në “The Voice of Albania” dhe jetës personale (VIDEO)

By

Alma Bektashi ndonse na mungoi për shumë kohë në skenën e diskografisë, ajo në një mënyrë apo tjetër vazhdonte të ishte pranë fansave të saj me angazhimet në “The Voice of Albania” si anëtare e jurisë për pesë vite sa bëri The Voice deri me tani.

Por si ishte historia e ftesës së saj për pjesmarrje në këtë kompeticion?

Ajo ishte shumë e befasuar nga kjo ftesë pasi që një ditë më parë ajo kishte parë reklamen e versionit shqiptar të garës deri sa të nesërmen e kishin telefonuar producentë nga Top chanel për ti kumtuar ftesën.

Alma pas përfundimit të “The voice 5” është duke e shqyrtuar seriozisht rikthimin e saj në tregun muzikor dhe atë jo vetëm me një këngë por me disa radhazi dhe me bashkëpunime me kolegët e saj.

Këngëtarja përveq një artiste mjaft e pëlqyer është edhe një nënë shumë e përkushtuar për vajzën e saj Anisën 18 vejcare  dhe djali Orestin 9 vjecar.

Me këtë të fundit shprehet se kalon mjaft kohë duke luajtur, madje edhe video lojëra deri sa Anisa duket të jetë një kritike për modën e shkuar të cilën e ka trajtuar përmes veshjes nëna e saj.

Ndryshe këngët e Almës i kanë rezistuar kohës dhe fansat e saj nuk presin asgjë tjetër përveq vazhdës së krijimeve të saj vërtetë të bukura të cilat do të mbijetojnë në kohë./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm