Vitin e kaluar ata kishin udhëtuar për në Maldive vetëm, pa të bijën e tyre Ameli.
Por dyshja e famshme, Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, kanë ikur sërish për në këtë ishull ekzotik, por bashkë me gocën e tyre.
Vogëlushja Ameli po i shoqëron prindërit e saj në pushime, ndërsa familja e njohur porsa ka arritur në Maldive, kanë publikuar fotografitë e para nga ky vend që konsiderohet edhe si parajsë në tokë.
“Më në fund arritëm”, ka shkruar Miriami në njërën nga fotografitë, duke iu gëzuar përfundimit të udhëtimit të gjatë deri atje. /Prive.al