Labi ironizon kolegët

By

Përveç që njihet si njeri që aktivitet e tij të bamirësisë kanë marrë dhenë, ai poashtu njihet edhe për raportet e mira me kolegët e tjerë të estradës pasi për të deri më tani nuk ka pasur asnjē diskutim për ndonjë mosmarrëveshje mes ti dhe pjesëtarëve të tjerë të Show Bizit.

Mirëpo ai këtë nuk ka mundur të rezistojë duke shkruar një status që ironizonte këngëtarët e tjerë sa i përket çështjes së klikimeve dhe nga ana e kundërt po të njëjtët këngëtarë kanë shumë pak publik nëpër koncertet e tyre.

Gjithashtu ai nëpërmjet këti statusi nënvizoi faktin se artistët e huaj kanë rreth dhjetë milionë klikime/ shikime në Youtube, derisa artistët tanë kapin shifra marramendëse prej tridhjetë milionë shikimesh/ klikimesh.

Mirëpo kjo ashpërsi e Labit ndaj kolegëve bëri që ai të zbutej dhe të pendohet, përderisa e ka fshirë më pas statusin e postuar. / prive.al

Artikuj të ngjashëm