‘Rebelohet’ Flaka Krelani (VIDEO)

By

Festivali shqiptar’ Kënga Magjike’  dalëngadalë po i plotësohen të gjitha pjesët e mozaikut. Këtë vit duket se artistët kanë punuar shumë për të pasur një paraqitje sa më dinjitoze, dhe këngë që do të ngelën gjatë në memorien e publikut.

Pas Rozana Radit, Soni Malaj, Eliza Hoxha, Alban Ramosaj, Mariza Ikonomi e shumë artisteve të tjerë, mbrëmë ishte radha për seksi Flaka Krelanit dhe këngën e saj ‘Rebelohem’ të punuar nga Endrit Shani.

Flakën jo rrallë herë jemi mësuar ta shohim shpesh si rebele, por ajo kësaj radhe na vie si rebele e një balade shumë të fuqishme dhe besohet se mund të arrijë deri në finalen e këtij kompeticioni.

Në mesin e këtyre shumë baladave të bukura që na kanë sjellë artistët tanë gjatë, padyshim që po ia rikthejnë shkëlqimin festivalit ‘Kënga Magjike’ gjë që ndoshta i kishte munguar pak gjatë dy vitet të fundit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm