Antoinette Kalaj është një ndër aktoret shqiptare që ka punuar në prodhime të rënddësishme të kinematografië në botë.
Ajo ka qenë pjesë e serialit shumë të shikuar ‘Gossip Girl’ në rolin e Annemarie ndërsa ka luajtur edhe në filma si: Don Jon, Ninja Apocalypse, Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides e Mining for Ruby.
Aktualisht është duke xhiruar filmin ‘Chronically Metropolitan’ që do të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm e në 2015 do e shohim në filmat ‘La Migra’ e ‘Fearless’.
Po përtej karrierës, bukuroshja shqiptare para disa orëve ka publikuar një fotografi të vajzës së saj. E gjithë kjo u bë për t’ia uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen engjëlli im. Ajo sot ka mbushur 8 vjet. Koha po ecën shumë shpejt! Gianna të don mami.” – është shkrimi që Kalaj ka bërë në instagram.
Përpos këtyre fjalëve, në fotografi shkruhet: ‘Vajza, gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë’.
Përpos Giannës, Antoinette në llogarinë e saj në instagram ka publikuar edhe fotografi të të dashurit të saj aktual, Miguel Iglesias./Prive.al