Plas keq mes anëtarëve të OTR dhe Meriton Mjekiqit

By

Nuk është një sekret që Noizy dhe moderatori Meriton Mjekiqi nuk i kanë punët mirë mes vete.

Thumbimet nga distanca kanë qenë të shpeshta, veçanërisht në emisione televizive.

Por, ofendimet mbrëmë kanë kaluar në një tjetër stad.

Postimet kanë qenë të shumta nga të dyja palët, si nga anëtarët e OTR ashtu edhe nga Meritoni dhe rrethi i tij në “Gjoni Black”.

Meritoni ka publikuar biseda ku një prej anëtarëve të OTR i kërkonte të merrte pjesë në emision, kurse OTR janë kundërpërgjigjur me inserte të ndryshme nga paraqitjet e dikurshme mediale të moderatorit.

Niveli ka degraduar deri në publikim të bisedave private të ish-partneres së Mjekiqit nga Varrosi i OTR, pjesë të cilën nuk po e përcjellim për hir të etikës.

Kanë qenë një pjesë e fansave dhe faqeve të hip-hopit në rrjete sociale që i kanë ruajtur këto postime para se të fshihen.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm