Aktorja e famshme shqiptare bëhet nënë (FOTO)

By

Fiona Gllavica është bërë nënë.

Aktorja e famshme shqiptare e njohur për rolin e saj si “Pajtesa” në Çka ka shpija, mirëpriti në jetë një djalë të cilit ia vendosi emrin Lekë.

Ajo ndau edhe fotografinë e parë në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar: “Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty.
Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu.
Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!
Lekë i vogli jonë mirë se erdhe!
Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”.

Urime çiftit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm