Sharon Stone u dha fansave të saj një përditësim të lumtur për shëndetin e motrës së saj.
Aktorja, 62 vjeçare, ndau në Twitter se motra e saj nuk ka më virusin Coronavirus (COVID-19).
“Motra ime @kellystonesingr dhe burri i saj më në fund testuan negativë sot për herë të parë,” – shkroi ajo. “Dashuria, mbështetja dhe vendosshmëria juaj bëri ndryshime në politikë. Ju u dëgjuan”.
My sister @kellystonesingr & her husband finally tested Covid negative today for the 1st time. Your love, support & rampant discord made changes in policy. You were heard. 🇺🇸👏🏻
& no the governor didn’t return my call nor get tests for those 600 front line Montana medical workers.— Sharon Stone (@sharonstone) August 31, 2020
Më 15 gusht, Sharon zbuloi motrën e saj Kelly Stone dhe burrin e Kelly Bruce Singer ishin të dy në spital me virusin ngjitës dhe se ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.
Stone më pas u bëri thirrje ndjekësve të votojnë për Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet e ardhshme.
Burimi: People