“Edhe sa” mini-filmi i Kidës pëlqehet nga publiku

By

Kida këtë vit ka qenë tejet aktive në skenën muzikore sidomos gjatë verës.

Pas tre bashkëpunimeve me Mozzik, artistja pas mesnate ka lansuar projektin më të ri “Edhe sa”.

Kjo këngë është punuar nga Mixey dhe Apollo me tekst të Mozzik.

Videoklipi i saj duket si një film i shkurtër ku përpos Kidës shfaqen edhe Kejvina Kthjella, Arta Elezaj e Megi Pojani me pjesëmarrjen e trajnerit të fitnesit Petrit Mehmetit.

Ky klip është punuar nga Elena Kelmendi dhe po merr pëlqimin e publikut dhe kolegëve./Prive.al

Artikuj të ngjashëm