Aktorja e famshme i jep fund beqarisë

By

Vajza e aktorit Eddie Murphy, aktorja Bria Murphy, u martua me aktorin Michael Xavier në një ceremoni private në Beverly Hills, Kaliforni, sipas ‘People’.

Fotot e marra nga media tregojnë Bria – të cilën aktori i “Beverly Hills Cop” e ndan me ish-bashkëshorten Nicole – e veshur me një fustan të mrekullueshëm të bardhë dantelle nga Netta BenShabu, ndërsa Xavier kishte një smoking Knot Standard.

Të dy shkëmbyen betimet përpara 250 miqve të tyre më të ngushtë dhe anëtarëve të familjes.

Bria njoftoi përmes Instagramit në dhjetor 2021 se ajo dhe Xavier, 36 vjeç, ishin fejuar.

“Zemra ime, shoku im më i mirë, përgjithmonë. Të dua, gjithmonë”, shkruante ajo në atë kohë.

Përveç Bria, Eddie është baba i nëntë fëmijëve të tjerë: Eric, 33, Christian, 31, Miles, 29, Shayne, 27, Zola, 22, Bella, 20, Angel Iris, 15, Izzy Oona, 6, dhe Max Charles, 3.

 

Artikuj të ngjashëm