Fifi ka vendosur të dobësohet dhe kjo është rruga që zgjodhi

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Filloreta Raci, ka nisur procedurën e heqjes së kilogramë – potencialisht njëra ndër punët më të vështira që mund të ndërmarrësh!

Ajo ka vendosur që të dobësohet, por jo ta transformojë veten shumë!

E ftuar në emisionin “Thumb” ajo ka sqaruar se do të dobësohet përmes një balone gastrike, që vendoset me operim dhe të ndihmon në kontrollimin e apetitit, e kështu konsumon më pak kalori dhe si rrjedhojë humb peshë.

“Kam vendosur balonin gastrik me operacion. Dua një mënyrë më të shpejtë dhe dua që të mos bëj palestër, edhepse ngapak më duhet të bëj. Do heq nja 20 kilogram jo më shumë”, ka sqaruar Fifi.

Të njëjtin operacion e ka bërë edhe Big Mama, e cila ka arritur të transformohet megjithatë, ende publikisht nuk e ka thënë se sa kilogramë ka humbur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm