Aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi i dhanë fund beqarisë në një ceremoni të bukur të mbajtur fillim të qershorit.
Një javë më parë në mediat online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Ira dhe Gazi do të bëhen prindër për herë të parë mirëpo cifti nuk reagoi lidhur me këtë lajm.
Por, Ira vendosi ta pranojë lajmin në një mënyrë të pazakontë duke shprehur një kritikë ndaj disa mediave që një lajm aq të bukur nuk e kanë dhënë në mënyrën e duhur.
Ajo i është drejtuar Instagramit për të shkruar dy fjalë dhe për të sqaruar se jo çdo gjë që është shkruar në media është e vërtetë. Si fillim as shtatzënia dhe as dasma e saj nuk kanë qenë të paplanifikuara dhe faktin se është në pritje të ëmbël ajo nuk e ka mbajtur të fshehtë.
“Unë nuk di të kem patur ndonjë shtatzëni të paplanifikuar, por na falni në qoftë se ju kemi prishur axhendën e dasmave. Si mund të jepni lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me këtë titull? Tregoni pak më shumë dashamirësi dhe profesionalizëm.”