Reperi i njohur shfaqet me barkun e rrumbullakosur, njofton se është “shtatzënë”

By

Lil Nas X njoftoi se është shtatzënë, duke lënë fansat e tij të habitur.

22-vjeçari mori pjesë në një xhirim fotosh, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Por, nuk është ashtu siç duket! Reperi është “shtatzënë” me albumin e tij që do të lansohet së shpejti. Ai e cilëson atë si foshnjën e tij.

Lil Nas X (né Montero Lamar Hill) u tha PEOPLE ekskluzivisht se ai mori frymëzimin për të realizuar xhirimet pasi dëgjoi vargun e Megan Thee Stallion në këngën e tij të re “Dolla Sign Slime” për herë të parë.

“Në ato momente mendova ‘Oh Zot është e mrekullueshme’, kështu menjëherë telefonova stilisten time. Ajo më tha ‘Ëoë, të gjitha do të vijnë bashkë. Albumi yt. Fëmija yt. Dhe unë thashë ‘Po, ky është fëmija im. Si një shaka, ajo më tha ‘Po, ti duhet të bësh një set fotografik shtatzënë’. Dhe unë i thashë ‘E di çfarë? Kjo është brilante. Tani kemi gjithë këtë gjë që do të publikohet dhe do të jetë e mrekullueshme”, ka treguar reperi. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

Artikuj të ngjashëm