Blogerja që duhet ndiqni për kombinime

By

Të pasurit një stil unik është një miks i shijes personale dhe ndjekjes së trendeve të fundit. Pikërisht këto e kanë bërë blogeren e modës Argjira Spanca të pikasë menjëherë. Në rrjetet e saj sociale, do të gjeni një vajzë me tipare perfekte, me plot ide kombinimesh në veshje dhe në element të tjerë që sipas saj e bëjnë pamjen të duket e plotë. Nëse doni që të keni një inspirim në jetën tuaj, duhet menjëherë të lexoni këtë intervistë me Argjirën dhe nëse nuk e keni bërë ende- follow her.

Çfarë ju shtyu të merreshit me mode dhe të hapnit një blog?

Ideja për hapjen e një blogu ka ekzistuar që shumë herët. Gjithmonë kam qenë e tërhequr nga moda, stilet e veçanta të jetesës dhe trendet e fundit, mirëpo për shkak të angazhimeve të mia të shumta universitare, profesionale apo personale nuk më mjaftonte koha më herët për të filluar blogun tim personal. Eshtë realisht një punë me përgjegjësi ndaj një pjese të madhe të lexuesve, të cilët jam e kënaqur që e gjejnë veten te blogu im.

Cilat janë disa cilësi që karakterizojnë një blogere mode të suksesshme?

Unë personalisht nuk e konsideroj veten vetëm blogere mode, po edhe në sektorë të tjerë që e bëjnë një stil jetese të mbushur me thjeshtësi, pozitivitet dhe të bëjnë të dukesh bukur pa u munduar shumë. Të jesh një blogere e suksesshme dhe të influencosh në mënyrën e duhur lexuesit e tu, mendoj që duhet të zotërosh këto cilësi: njohjen e industrisë së modës, pasionin, të shkruash për eksperiencat e jetuara e jo të lexuara, të jesh e organizuar, etikë të fortë të punës,gjithmonë në kërkim të trendeve të reja dhe të jesh aktive në rrjetet sociale.

Cilat janë blogeret e modës që ju inspirojnë?

Hmm unë pas një viti(qesh). Ato që më inspirojnë janë Kenza Zouiten, Jacqoueline Mikuta, Negin Mirsalehi sepse kemi shumë të përbashkëta në stil, udhëtime dhe në mënyrën e efekteve të paraqitjes sonë digjitale.

Më mirë të kesh apo të dish?

Personalisht jam për “të diturin” më shumë sesa “të paturin”. Mendoj se kur “di” je më i predispozuar të “kesh” në një të ardhme të afërt. Të diturit vjen nga edukimi, eksperienca dhe puna e palodhur për të arritur objektivat primare.

Ndjekja e trendeve, a është domosdoshmëri?

Ndjekja e trendeve është dhe nuk është njëkohësisht domosdoshmëri sepse disa qëndrojnë tek klasikja. Unë jam shumë e lidhur me trendet e fundit, sepse në mënyrë të tillë ju ofroj lexuesve të mi këshilla të reja e ua mundësoj që ta kenë sa më të lehtë përditshmërinë e tyre. Mos harroni të jeni sa më të thjeshta, se thjeshtësia e bën çdo njeri të bukur- madhështor.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj?

Stilin tim do ta përshruaja thjesht shumë cool, unik, chill ndërsa në evente ose jetë të natës kombinim i “sexy” me cool. Unë jam e fiksuar me “Monochromatic” që do të thotë të vishem me një ngjyrë. E zeza është pjesa më e madhe e garderobës duke vazhduar me të hirtën e pak nude. Dhe tani kohëve të fundit më ka hyrë në qejf edhe trendi i fundit “techwear” që është stil i perditshëm me shumë mundësi kombinimesh super cool, material rezistent ndaj ujit dhe njëkohësisht të bën të ndihesh shumë komfort.

Cilat janë brandet e preferuara tuajat?

Brandet e mia të preferuara janë: Zara, Michael Kors dhe Alexander McQueen.

3 kombinime veshjesh: drekë familjare, punë në zyrë, një natë në party?

Propozimet e mia do ishin shumë të thjeshta: në një drekë familjare do vishesha shumë casual. Nëse s’ka kod veshjeje në zyrë mund të visheni sa më praktik me kostume të ndryshme. Në një natë në party zakonisht vishem gjithmonë me të zeza duke kombinuar stilin sexy me atë cool dhe rezultati del on top, jua sugjeroj.

Si e shihni të ardhmen tuaj të ëndrrave?

Nuk mund të flas saktësisht për të ardhmen e ëndrrave të mia sepse akoma nuk e kam eksploruar veten time deri në atë pikë. Por, ajo çka mund të them për momentin është që po punoj shumë në gjërat që dua dhe qëllimet që ja kam caktuar vete. Jam shumë lehtë e adaptueshme në gjërat që mund të më paraqiten gjatë rrugës që ngjallin interes apo më tërheqin.

3 fakte të rastësishme për ju që nuk i dinim më parë?

Po ju tregoj disa gjëra që nuk i kam thënë më parë: jam kurioze për të mistershmen, jam shumë kokëfortë derisa arrij atë që dua. Gjithashtu, përtej maturisë në jetën profesionale, kam një anë tjetër që bëhem shumë fëminore në jetën personale.

/Blitz.al/

Artikuj të ngjashëm