Adriana Matoshi, në përkrahje apo jo të komunitetit LGBTI?

By

Ajo ka rolin kryesor në filmin “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit, ku trajtohet një dashuri thuajse e pamundur në mes dy partnerëve të seksit të njëjtë.

Adriana Matoshi, luan rolin e Anitës në këtë film, bashkëshorti i së cilës ka një bagazh paraprak dashurie me një tjetër burrë, për të cilin ka ende ndjenja.

Regjisorja e kasta e aktorëve, në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova mbrëmë kanë rrëfyer mbi përvojat e realizimit të filmit, ndërsa e pyetur nga nikoqiri Alaudin Hamiti nëse është pro apo kundër dashurisë mes dy personave të seksit të njëjtë, Matoshi është përgjigjur se kjo i duket gjëja më normale dhe se s’ka si te jetë pro apo kundër një dashurie. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm