Emri i Flori Mumajesit, në billboard-at e Times Square në NY (FOTO)

By

Flori Mumajesi, është emri që është skalitur përherë në kujtesën e shqiptarëve, si njeriu që krijoi hitet e 10 viteve të fundit në muzikë.

Nga studioja e tij dolën plot emra të njohur, por më i njohuri mbetet emri i tij.

Kur publikoi në gjuhën latine këngën “Karma”, u prit që ai të merrte një tjetër dimension në karrierë, ngase ajo këngë do pranohej shumë lehtë edhe nga jo shqiptarët, dhe kënga s’i dedikohej vetëm publikut shqiptar.

Dhe tash, “Flori Mumajesi” qëndron si emër në një billboard në një kënd të rëndësishëm reklamimi në të famshmin shesh “Times Square” në New York të Shteteve të Bashkuara.

Mumajesi dhe grupi i tij, Klajdi Haruni, Bruno dhe DJ Vicky, po e dëshmojnë që është e lehtë t’i dëgjosh kudo, pavarësisht gjuhës që flet, ngase për ta flet muzika. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm