Adriana Matoshi e revoltuar pas komenteve paragjykuese: “Dashuria nuk është veç seks”

By

Janë bërë disa muaj që Adriana Matoshi zbuloi lidhjen e saj më futbollistin Keith Groeneveld ekskluzivisht për Prive, dhe akoma po komentohet në rrjete sociale në diskurse shumë pezhorative.

Së fundmi, Ajo garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2021, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60.

Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë të saj artisten qytetarë dhe adhurues, e një ndër ta edhe humoristi Don Pifqi, i cili vjen nga i njëjti qytet ku edhe Adriana ka lindur, Gjilani.

Satiristi, emri i vërtetë i të cilit është Ramadan Behluli publikoi posterin e aktores në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shpërndarë edhe linkun e profilit të Adrianës, me mbishkrimin “Urime Adriana Matoshi”.

Aktorja ka falënderuar publikisht për mbështetjen, dhe njërit nga komentuesit në postim i ka dhënë një kundërpërgjigje të revoltuar.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka shkruar aktorja në komentin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm