Adelina Tahiri i nënshtrohet një operacioni të syve

By

Adelina Tahiri ka zbuluar përmes Instagramit se i është nënshtruar një operacioni në sy.

Këngëtarja nga Maqedonia, postoi një fotografi në këtë rrjet social bashkë me mjekun që kreu me sukses operacionin e të cilin ajo e falënderoi që i mundësoi të shohë botën.

“Faleminderit Dr.Pandov që të shof sa e bukur është bota. Operacioni i syve i suksesshëm”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet kur ka ndodhur operacioni por rëndësi ka që Adelina është mirë dhe tani shumë aktive në rrjete sociale por edhe në muzikë pasi së fundmi solli një këngë të re./Prive.al

Artikuj të ngjashëm