Si e mori veten nga lindja e djalit, ajo iu kthye zanatit të vjetër: “gjahut në shopping”.
Këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Tahiri, ka bërë blerjet e këtij sezoni dhe siç bën ajo zakonisht, tërë shënjestrën e ka në veshje luksoze dhe firmato.
Çizme të markës Louiss Vuitton dhe xhaketa Balenciaga e plot marka të tjera, kanë qenë zgjedhja e Adelinës për këtë sezon vjeshte, derisa të gjitha i ka prezantuar në Instagram.
Tahiri që erdhi në formë menjëherë pas lindjes, duke na befasuar me rikthimin e linjës në kohë rekorde, u bë nënë e një djali me emrin Jon një muaj më parë.
Madje para se të sillte djalin në jetë, ajo organizoi Babyshower për të birin, ku Prive ishte prezente e kronikën mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al