Argjentina e përkushtuar vetëm në të birin (FOTO)

By

Paraqitja e saj në skenën shqiptare, solli një freski. Argjentina Ramosaj, me zërin e ëmbël e pamjen natyrale, ishte njëra ndër këngëtaret që po ngjiste fort majat e suksesit.

Këngët e saja po shndërroheshin hite e koncertet s’kishin të ndalur.

Por paraqitjen e saj publike sa i përket muzikës, ajo e ka rralluar me tu bërit nënë.

Ramosaj edhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale e ka të kanalizuar pothuajse vetëm në prezantimin e të birit. Ajo publikon çdo hap të tijin, derisa ndjekësit e këngëtares po e shohin rritjen e Noas në çdo hap.

Pas një pauze të gjatë ajo ka sjellë në shkurt të këtij viti një këngë të re “Pse”, me një videoklip që u ngjante tregimeve përrallore.

Ndonëse zëri i saj është shumë i dashur për publikun e kur ishte aktive këngët i kishte hite, ajo ka zgjedhur që tërë qenien t’ia përkushtojë të birit edhepse ka thënë se muzikën e do shumë. /prive.al

Duke bërë një rikthim me këngën e re, ajo nuk ka thënë asgjë nëse do ketë sërish projekt muzikor për ditët e ngrohta të verës, kur të gjithë artistët sjellin diçka të re. /Prive.al

 

Argjentina

Artikuj të ngjashëm