Adelina Ismailit i kërkohet publikisht të marrë pjesë në paradën e krenarisë! A do pranojë këngëtarja?

By

Për herë të dytë me radhë në Kosovë, po mbahet Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBT që jeton në vend.

Kjo lëvizje ka për qëllim që të kërkojë pranimin e personave që kanë orientime të caktuara seksuale në shoqëri, lirinë e tyre dhe barazinë e mosdiskriminimin.

Megjithatë ndonëse nga politika janë përkrahur shpesh herë, ky komunitet nuk ka gjetur përkrahjen e artistëve shqiptarë.

Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Lendi Mustafa njëri ndër transgjinorët e parë shqiptarë i ka bërë thirrje këngëtares Adelina Ismaili t’i bashkohet paradës në përkrahje të komunitetit për shkak se ajo vlerësohet shumë nga këta persona.

“Adelina të ftoj t’i bashkohesh paradës”, është deklarata që Lendi bën në NIN.

Artikuj të ngjashëm