Adelina Ismaili vjen në NIN me performanca unike dhe rrëfime të padëgjuara

By

Emisioni i fundit NIN për vitin 2019 i dedikohet divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

Ky edicionin do ju bëjë nostalgjik për epokën e artë të këngëtares dhe perfomancat e saja që nuk dështuan kurrë se qenuri unike, të vetmet në llojin e saj.

Përballë Alaudin Hamitit, Adelina do shpalosë nga jeta e saj, nga ajo se çka ka kuptuar këto vite karrierë – duke ndarë një pjesë të mendjes së saj me shikuesit.

I ftuar i mbrëmjes do të jetë edhe Skerdi – ku dyshja edhe performojnë së bashku. Para pak ditësh Skerdi dhe Adelina risollën këngën e saj “Amaneti”, që u prit tejet mirë nga publiku.

 Mos e humbisni të hënën, NIN me Alaudin Hamitin në ora 21:35 në Klan Kosova. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm