Menaxhim i ri, kapitull i ri: Kidda nënshkruan kontratë me menaxherin Jetmir Agaj

By

Ka arritur të marrë vëmendjen e publikut shumë shpejt.

Në forca të veta dhe bazuar në talent, Kidda numëron tashmë një varg projektesh të suksesshme solo e në bashkëpunim.

‘Numër njo’, ‘A m’foli mu’ e ‘Komedi’ me S4MM numërojnë tashmë miliona shikime.

E duket se nga sot e tutje, për reperin e ri hapet një kapitull i ri.

AI ka nënshkruar me një prej menaxherëve më të suksesshëm në shoubizin shqiptar, Jetmir Agajn duke shënuar në këtë formë një hap domethënës në karrierë.

Një gjë mund ta themi me siguri, nga tani e tutje, Kidda-n do e kemi edhe më fuqishëm në diskografinë shqiptare. Detajet mbi projektet e reja, bashkëpunimet e të tjera, do mbetet të shihen me kohën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm