Adelina Ismaili për Sabri Fejzullahun: Krenohem që jeton në një kohë me mua

By

Siç duket Adelina Ismaili ka një shembull që do të ndjekë në jetën familjare.

Dhe ai është këngëtari I njohur kosovar, Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij Nera. Diva shqiptare është e mahnitur me dashurinë e çiftit, që ka vjet e vjet që janë të martuar dhe kanë dy fëmijë.

Në profilin e saj në Instagram, siç edhe rrallë herë bën, Adelina ka publikuar një fotografi të Nerës dhe Sabriut, duke iu shkruar më pas disa fjalë të bukura.

“Krenohem që jetoni në një kohë me mua o simbole të dashurisë, personifikim i suksesit, yje të jetës, dritë e vendit ku shkelni. Ju dua”, ka shkruar Adelina.

Adelina tashmë është e martuar dhe ka një fëmijë me bashkëshortin Valin dhe që një kohë jeton në Zvicër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm