Medoemos duhet ta mbajmë në mend këngëtaren Adelina Ismaili në pjesët humoristike me Sevdai Radogoshin.
Dhe pa mëdyshje mund të themi, se të gjithë i kemi pëlqyer performancat e saj në ato pjesë.
E tani, pas shumë kohësh, Ismailin mund ta shohim sërish në rolin e aktores e kësaj here në serialin vendor komedik, “O sa mirë”.
Këngëtarja ka shkëlqyer në këtë rol, si në formë fizike ashtu edhe në interpretim, duke sjellë në pah edhe karakterin e saj rebel gjatë kësaj pjese.
Asaj i kërkohet që të vijë në Kosovë për të dhënë mësim me një rrogë mujore prej 600 eurosh, por Adelina kërkon një shifër me 6-të në fillim, por me shumë më shumë zero. /Prive.al