Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, duket se nuk do të mbetet jasht grupit të artistëve të cilët po hasin probleme me gjigandin Youtube.
Kjo për shkak se nga kanali i saj zyrtar janë fshirë disa nga klipet kryesore të saj ndër to edhe super bashkëpunimi me reperin shqiptar që jeton në Amerikë, G4shi.
Nuk dihet ende nëse klipet janë fshirë qëllimisht nga Adelina apo llogaria e saj ka qenë cak i sulmeve nga hakerët.
Sidoqoftë ditët në vazhdim do të zbardhet e gjithë ngjarja e cila nëse është bërë pa dijeninë e këngëtares duket se ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha. /Prive.al/