Afërdita Dreshaj feston vitin e ri në të njejtin vend me ‘2 Chainz’! (FOTO)

By

Vitit i ri u prit e u festua nga shumë figura tona publike anembanë botës. Ca zgjodhën të bëjnë pauz këtë natë e të festojnë me familjet e tyre e ca të tjerë pranuan edhe të punojnë pikërisht atë mbrëmje.

Europa nuk ishte vendi i vetëm në të cilin festonin figurat tona publike pasi që pati prej tyre që rastisën të ishin në SHBA.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Afërdita Dreshaj e cila së bashku me motrën e saj dhe disa mikesha tjera zgjodhën Miamin si vendin ideal për këtë rast të veçantë.

E vendi ku kishin zgjedhur vajzat nuk ishte dosido pasi aty po performonte një nga reperat më të njohur amerikan, 2Chainz.

Afërdita pothuajse të gjithë mbrëmjen e saj e pasqyroi përmes disa fotografive të cilat zgjodhi t’i publikojë në Snapchat. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm