“Lupin 2” vjen në Netflix këtë verë, zbulohet data e premierës!

By

Nëse tashmë i keni përfunduar të gjithë episodet e “Lupin” në Netflix ka dy lajme një i mirë dhe një i keq. Lajmi i mirë është që do të keni akoma më shumë episode për të ndjekur por më i keqi, që nuk është dhe aq dramatik, do të duhet të prisni dhe një muaj për ti parë!

Netflix njoftoi në Janar se seriali i ndjekur Lupin do të rikthehet me një sezon të dytë, atë finalin me 5 episode këtë verë. Ndërkohë që dimë se drejtuesja e serialit Marcela Said ka zbuluar se do të ketë “shumë aksion dhe plot emocione.”

Lupin i vendosur në Paris bazohet në literaturën Franceze të heroit Arsene Lupin i krijuar nga Maurice Leblane në 1905. Ndërkohë që personazhi nuk shfaqet, prapë lë shenjën e tij. Protagonisti i serialit Assan Diop i luajtur nga Omar Sy inspirohet nga Lupin në përpjekjen e tij për të marrë hak për babanë e tij të ndjerë, i cili vdiq 25 vjet pasi u akuzua për një krim që nuk e bëri.

Lupin 2 do të ketë premierën e tij në 11 Qershor me 5 episode që do të anoncohen në platformën Netflix.

Artikuj të ngjashëm