Adea Pulën e viziton në Austri ‘dashuria’: Ja kush është

By

Adea Pula, emri që e njohim shumica prej nesh falë karrierës në muzikë në fëmijëri e që më pas tërhoqi vëmendjen me linjat bombastike trupore, ka tash e një kohë që është zhvendosur në Austri.

Studimet janë arsyeja e kapitullit të ri në Vjenë ku Pula po vizitohet edhe nga personat e afërm.

Së fundmi, ka qenë ‘dashuria’ e saj ajo që e ka vizituar.

Fjala është për familjarin e saj, Virtyt Pulën, ardhja e të cilit duket se e ka gëzuar shumë meqenëse është shprehur: ‘Dashuria ime është këtu’.

Kujtojmë se nga jeta private, pak muaj më parë është përfolur një ‘shkëndijë’ mes saj dhe Jon Gjebreas, djalit të Ardit Gjebreas falë edhe postimeve të njejta por më nuk u përfol asgjë nga kjo pjesë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm