Arti shqiptar në zi: Ndërron jetë Ergi Dini

By

Dy të rinj të vdekur – ky është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur rreth orës 21:20 në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”.

21-vjeçari Kejdi Halili, drejtuesi i motorit me targa “AP 105”, dhe 22-vjeçari Ergi Dini, që ishte pasagjer, kanë humbur jetën.

Paraprakisht mësohet se 21-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit, si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe dy të rinjtë janë rrëzuar.

Ata janë dërguar me urgjencë në QSUT , por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

I riu Ergi Dini është një emër i njohur, pasi ka qenë këngëtar. Ai ka fituar “X Factor Albania 3” në vitin 2014, raporton tvklan.

Artikuj të ngjashëm