“A po m’njeh zemër”, përballje e fortë, barazim mes dy çifteve (VIDEO)

By

Ka vazhduar përballja e çifteve në programin “A po m’njeh zemër”.

Gazetari i njohur Albion Muhaxhiri bashkë me gruan, gazetaren Paulina Nushi, stomatologu Getoar Hoxha me partneren Rinën, dhe çifti Pajtesa-Demokrat ishin protagonistët e garës.

Për të parën herë nga nisja e këtij formati që po bëhet shumë popullor, pati një barazim mes çifteve në pikë në dy raundet e para.

Fituesi u përzgjodh me pyetjet e shpejta, për finalen e javës që zhvillohet nesër.

“A po m’njeh zemër” nën drejtimin e Enur Pakashticës vjen nga e hëna në të premte me fillim nga ora 16:50 në Klan Kosova.

Çiftet që duan të bëhen pjesë, mund të aplikojnë në Instagram përmes faqes @apomnjehzemer./Prive.al

Artikuj të ngjashëm