Çka gjeti Luana para derës në 3 të natës?

By

Një surprizë para derës së shtëpisë në orët e para të mëngjesit i ka mjaftuar moderatores seksi të Top Channel të tregojë gjithë projektet dhe ditën e saj.

Në një periudhë angazhimesh dhe koncertesh, Luana gjen kohë dhe për fansat e saj. Përmes një postimi në Instastory, Luana ka treguar dhuratën e çmuar që ka marrë nga një fanse dhe bëhet fjalë për një unazë me gur.

“Zgjohem në tetë të mëngjesit, mbaroj takimet, shkoj në Top Channel, punoj me orë mbi emisionin e ri…Nisem për Kosovë. Punoj dhe regjistroj tre këngë të reja në studio. Kjo është pak a shumë dita ime sot. E ndava me ju këtë sepse tani në tre të mëngjesit mbërrij në shtëpi dhe gjej tek dera këtë…”- shkruan Luana.

Në dedikimin  e fanses të shoqëruar me unazën me gur të çmuar, shkruhet:

“Sot nuk është ditëlindja jote, por dua të të uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera, drita ime, lumturia ime. Dashuria, shëndeti dhe suksesi qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj të të pëlqejë dhurata ime e vogël”.

Ndërkohë, Luana shoqëron postimin me:

“Arsyeja pse nuk ndalem. Sonte me këtë lodhje, kjo ishte gjithçka që kisha nevojë për të vazhduar”.

Artikuj të ngjashëm