Reperi Noizy dhe këngëtarja Enca dje hasën në një konflikt të vogël ‘virtual’ duke mos u pajtuar në disa deklarata që kishin dhënë dyshja në dy emisione të ndryshme.
Noizy ishte i pari ai që i revoltuar reagoi ndaj këngëtares e cila sipas tij u tregua mosmirënjohëse duke i marrë të gjitha meritat e nënshkrimit të kontratës me Universal për vete.
Pas tij ishte i menjëhershëm reagimi i këngëtares e cila dha edhe arsyet e opinionin e vetë i cili duket se nuk po del të jetë i fundit.
Kjo pasi pak çaste më parë reperi publikoi një fotografi e cila duke u bazuar në situatën aktuale i dedikohet përsëri Encës.
Për më tepër gjykojeni vetë. /Prive.al/