A ndërroi mendje Fero për duelin me BimBimman?

By

Fero ishte kryefjala e portaleve ditëve të fundit.

Ashtu siç di vetëm ai, reperi bëri zhurmë me idenë që të jetë pjesë e një dueli me Kreshën, Lyrical Son apo ata që i quajti “piuna” të tyre, BimBimma dhe Ergen.

View this post on Instagram

Fero nuk ndalet. Sfidon publikisht dyshen e njohur të reperëve. Mendimi juaj?

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Teksa të tjerët nuk iu përgjigjën Feros, BimBimma i dha një afat prej 1 jave.

Reperi deklaroi se e pret Feron në Prishtinë të Premten me 21 Gusht në ora 17:00.

Megjithatë, Fero duket se nuk do të dalë në duel me BimBimman.

Burime për Prive.al pranë organizatorëve kanë konfirmuar se reperi nuk iu është përgjigjur në idenë e duelit të cilën e propozoi vetë.

“Ende asgjë. Mbase do të takohemi të Premten”  – i kanë thënë organizatorët  e duelit portalit tonë.

Mbetet të shihet nëse dueli do mund të organizohet në moment të fundit, do të shtyhet apo do të anulohet në tërësi. Sakaq, BimBimma nuk po heq dorë. Paralajmërimin e bëri sërish. /prive.al

Artikuj të ngjashëm