Pas lajmit për shtatzëninë, Elita shfaqet nga Vlora

By

Pak ditë më parë, Prive.al solli ekskluzivisht fotografinë e Elitës nga pushimet në jug të Shqipërisë në të cilën barku i pritjes së dytë të ëmbël ishte mëse i vërejtshëm.

Për shtatzëninë e prezantueses përflitej tash e një kohë mirëpo vetë Rudi ishte treguar tejet e kujdesshme për të mos u vërejtur në rrjete sociale.

Postimet e saj në Instagram ose sillnin foto të vjetra ose me truqe optike përmes së cilave vështirë vërehej barku i fryrë.

Pas lajmit, Elita ka vendosur që të mos reagojë por ka postuar një tjetër fotografi.

Sërish nga pushimet e zgjatura në jug, bukuroshja është shfaqur me një fustan të gjerë i cili mbulon linjat trupore duke treguar se të paktën edhe për një kohë, një gjë e tillë mbetet synim i Elitës.

Se kur do e ndajë lajmin e bukur me publikun, na mbetet të presim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm