A kopjoi Korab Shaqiri ?!

By

‘Shokët e mi’ ishte projekti i fundit i Korab Shaqirit të cilin këngëtari e solli gjatë sezonit të nxehtë. Kjo këngë është me ritme verore dhe përmban një fabulë mjaft interesante.

Lidhur me këtë krijim muzikor në redaksinë e Prive ka ardhur një mesazh në të cilin pretendohet se kënga ka ngjajshmëri mjaft të madhe me një tjetër të lançuar kohë më parë.

Bëhet fjalë për këngën ‘Slucanjo’ të këngëtarit serb Sasa Kovacevic e cila është publikuar dy vite më herët, respektivisht në Qershor të 2013-tës e që në shtetin fqinj ishte hiti i asaj vere.

Se a ka marrë Korabi diçka nga instrumentali i kësaj kënge ju mbetet juve të vlerësoni pas krahasimit të dy projekteve të paraqitura më poshtë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm