Kush është vajza në krah të Majkit ?!

By

Pak ditë më parë, mediat u mbushën me foto të Majkit nën shoqërinë e një vajze, imazhe të cilat i kishte postuar vetë ai në rrjetin social Snapchat.

Kjo ishte ndër të paktat herë kur një prej artistëve më të suksesshëm të momentit u përfol për jetën e tij private dhe një lidhje të mundshme.

Deri më tash, Majki këtë pjesë e ka mbajtur hermetike nga mediat duke u treguar i rezervuar kur bëhet fjalë për statusin e tij.

Por, Prive mëson se dyshja përtej fotografive në rrjete sociale, tash e disa ditë janë parë në Tiranë edhe në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Siç bëjnë të ditur burime të Prive të afërta me dyshen, vajza është një modele rumune që jeton tash e një kohë në Tiranë dhe quhet Marcela.

Se a është kjo ‘dashnia’ e vërtetë e Majkit mbetet të shihet nëse dyshja do konsolidojnë një relacion edhe më të fortë në javët në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm