Lajmi i shtatzënisë së saj përbën një prej zhvillimeve më të bujshme të showbizit këtë vit.
Opinioni vazhdimisht është i interesuar për shtatzëninë e saj megjithëse Teuta Krasniqi, për këtë pjesë ajo është e treguar shumë e rezervuar.
Që prej kur ka kuptuar se është shtatzënë, aktorja Teuta Krasniqi nuk ka postuar shumë imazhe në rrjete sociale, dhe edhe ato që i ka shpërndarë me ndjekësit nuk kanë pasur në fokus trupin.
Por, ishte ngjarja e sotme e marrjes së çmimit aktorja më e mirë për vitin 2015 ajo që ndikoi të bënte paraqitje publike pas disa javësh.
Nga çfarë shihet në këtë paraqitje kur edhe mori çmimin nga minsitri i Kulturës, Kujtim Shala, aktorja e njohur ka shtuar fare pak peshë në muajin e katërt të pritjes së ëmbël.
Kujtojmë se është pikërisht shtatzënia e Teutës ajo që ka ndikuar në anulimin e shumë projekteve të saj, përfshirë edhe shfaqjen shumë të suksesshme për të cilën sot morri çmim. /PRIVE.AL