Blero me anëtarin e ri të familjes së Teuta Krasniqit!

By

Bashkë i kanë ndarë rrugët tash e një kohë por në mes si urë lidhëse vazhdon të jetë e bija e tyre – Tara.

Lumturia e kësaj të fundit vazhdon të jetë prioritet prandaj gjithçka bëhet për këtë qëllim.

Në këtë linjë, Blero siç duket është familjarizuar shumë me anëtarin e ri të familjes së Teuta Krasniqit, qenin Lui i cili nuk u kuptua se a u morr dhuratë nga Adonisi apo dikush tjetër meqenëse aktorja nuk e zbuloi këtë asnjëherë.

Në disa video të postuara në Snapchat, Blero shihet me Tarën në studio e cila merr nga Prygo disa leksione kitare shoqëruar me qenushin Lui.

Duket se relacioni i bukuroshes me qenin është bërë aq i pandashëm saqë ai e shoqëron tashmë edhe gjatë kohës së kaluar me babain. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm