U bë kohë e gjatë prej të fundës herë kur Dhurata Dora solli projekt të ri muzikor.
Pas disa sukseseve në varg, së fundmi me ‘Numrin e ri’ dhe ‘Bongo’ këngëtarja pauzoi disa muaj për t’u bërë gati me rikthimin e fuqishëm që tashmë duket se është çështje ditësh.
Pas punës intenzive e xhirimeve disa javë më herët, kënga e re sipas gjasave është gati.
Përmes rrjetit social Instagram, Dhurata ka paralajmëruar krijimin e ri muzikor të titulluar ‘Veq ty’.
Kënga si produkt i produksionit Max, pjesë e të cilit është këngëtarja pritet të jetë hit i kësaj periudhe të vitit. /Prive.al/