Fjolla e Albani kokë më kokë! Çka po festojnë?!

By

Pak ditë më parë, Fjolla Morina postoi një foto përkrah Alban Ramosajt ku kërkonte nga fansat t’ia urojnë ‘martesën’ me Alban Ramosajn.

Fotoja ishte shkrepur pas spektaklit ‘Dance with me’ por duket se dyshja më s’po e presin garën e vallëzimit për t’u bërë bashkë duke u takuar edhe përgjatë ditëve tjera pas provave.

E sonte Fjolla dhe Albani janë takuar sërish për të ngritur dolli me një arsye – momentet e bukura.

‘Gëzuar për momentet e bukura me Alban Ramosajn’ – ka qenë mbishkrimi sipër fotografisë së Fjollës që ka pasuar me shumë komente nga fansat.

Kujtojmë se Morina e Ramosaj janë dy kosovarët e vetëm në spektakël të cilët që prej fillimit janë shquar për një afërsi mes vete. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm