Jo vetëm Unikkatili, po bie rep kualitativ nga Amerika!

By

Të gjithë ne e dimë se ndër vite Kosova ka pasur fatin që njëkohësisht të zhvillojë kutlurën e muzikës rep si në vend ashtu edhe jasht saj përmes artistëve shqiptar të cilët jetonin jashtë Kosovës.

Ndër kryesorët e më të suksesshmit në këtë sferë padyshim ka qenë dhe mbetet Viktor Paloka i njohur si Unikkatil i cili po vazhdon herë pas here të ‘ngacmojë’ adhuruesit e kësaj muzike me prodhimet e tij.

Por natyrisht duke u inspiruar nga ai, edhe disa artistë tjerë shqiptarë e që jetojnë në Amerikë nisën të kultivonin këtë stil muzike i cili duket se po u ecën mjaft mirë.

Dy prej më të rinjëve e më premtuesve në këtë sferë janë reperat Big T dhe Phenom të cilat pas disa krijimeve mjaft të suksesshme solo kanë gati një bashkëpunim.

Sipas disa burimeve të Prive.al kënga do të jetë e gatshme për publikun të mërkurën teksa është e pajisur edhe me videoklip.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i vetëm mes dyshes pasi vite më parë ata publikuan projektin ‘New York to California’ i cili ka arritur të grumbullojë deri më tani mbi 600 mijë klikime në Youtube si dhe pati ekskluzivisht mysafir në klip reperin Unikkatil. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm