‘Fundi’ romantik i Majkit!

By

Projekt të ri për fundin e vitit 2016 ka përgatitur edhe këngëtari nga Babastars, Majk.

Artisti nga labeli i njohur tashmë e ka finalizuar komplet projektin e ri, përfshirë edhe me xhirimet e videoklipit.

Prive.al mëson se projekti solo do jetë i zhanrit baladë por nuk do jetë ndonjë dedikim eventual për ‘dramat’ e muajve të fundit nëpër të cilat ai kaloi.

Nga burime pranë reperit, mësohet se e Diela që po vjen do jetë data e publikimit të këngës së re, nga e cila momentalisht përpos paralajmërimit, Majki nuk ka zbuluar më shumë detaje për ‘Fund’.

Kujtojmë se ky projekt pason ‘Kcen’, një krijim muzikor mjaft ritmik që u prit mirë nga fansat e këngëtarit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm