Buzët e Noizyt kanë qenë shpeshherë objekt i diskutimit në rrjete sociale e media rozë.
Jo të paktë ishin ata persona që aluduan se reperi mund të ketë intervenuar në to, pavarësisht se për shumicën fryerja e mundshme e buzëve tingëllonte diçka e pabesueshme.
E Rigelsi ka vendosur që t’i jap fund këtyre spekulimeve marrë shkas nga një artikull reviste ku për të ‘ilustruar’ gjoja ndërhyrjen shfaqet një foto e një djaloshi që i ngjan atij.
‘Lum per gazetar Qe kemi. Ky djali Esht fans Dhe 1 qorr Mund Ta dalloj Qe s’jam une’ – është shprehur ai në një postim në rrjetin social Instagram.
Kujtojmë se në planin artistik, Noizy ka paralajmëruar albumin vitin tjetër që do përmbajë 25 këngë. /Prive.al/