A i kanë ndarë rrugët e tyre Flori dhe Elvana ?!

By

Në shtypin rozë u përfol ditëve të fundit lajmi se Flori dhe Elvana Gjata në planin profesional do t’i ndajnë rrugët e tyre.

U tha se dyshja do të zhvillohet në mënyrë të pavarur tash kur edhe kontrata gjoja përfundonte në Nëntor.

Por ky lajm nuk ka asnjë të vërtetë sipas menaxherit të tyre Andi Islamit që u prononcua në lidhje me këto thashetheme për MAD.

Ai u shpreh së këto thashetheme janë “0% të vërteta” dhe mbi të gjitha deklaroi se përgjegjësit e këtij lajmi, hipotetikisht të siguruara nga “burime të sigurta”, do t’u duhet së shpejti të përballen me ato në gjykatë.

Tash e tutje mund të qëndrojmë të qetë dhe të presim hite të reja që mbajnë vulën e dyshes që padyshim në sytë e shumëkujt si Threedots në përgjithësi janë një ekip i ëndrrave për t’u pasur lakmi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm