Pas arrestimit, Stresi poston në Instagram: ‘Shihemi së shpejti’! – ky është postimi që u fshi

By

Reperi i famshëm shqiptar Stresi është një nga konkurrentët e “Këngës Magjike” të këtij viti dhe arrestimi i tij ditë më parë ngriti një tjetër dilemë, nëse do të jetë ose jo më, pjesë e spektaklit.

Përgjigjen e morëm nga vetë ai, pasi që reperi postoi në llogarinë e tij të Instagram-it një foto të shkëputur nga momenti i këngës “Të du mom”, në të cilën falënderonte fansat për klikimet e shumta.

LEXO: 

Del videoja e arrestimit; Stresi u kap lakuriq në shtratin e hotelit

Përveç kësaj, në njërin prej hashtag-ve shkruan “#seeusoon”, që do të thotë “shihemi së shpejti”. Përmes këtij detaji duket se Stresi na informon se pavarësisht të gjithave do të shohim në skenën e Këngës Magjike, por gjithsesi, Lushaj e ka fshirë menjëherë postimin nga profili i tij, megjithatë revista shqiptare Anabel, ka arritur ta kapë këtë përmes një “screenshot” nga Instagrami i reperit.

View this post on Instagram

A e din se 🤔🤔🤔

A post shared by STRESI (@stresi) on

Theksojmë se një javë më parë, ai u arrestua nën akuzën e ‘trakut të drogës’ dhe ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe të premten e 19 tetorit gjykata vendosi ta lërë në burg reperin. Po ashtu, në mediat shqiptare u tha se ai u kap në një dhomë hoteli me një vajzë 20 vjecare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm