Kida reagon ndaj veprimeve shokuese të fansave

By

Orhidea Latifi momentalisht me gjasë ka grupin e fansave më të zjarrtë nga shumica e këngëtareve në skenë. Në baza ditore, ajo poston mesazhe dhe dedikime të fansave që shprehin përkrahjen e tyre.

Mirëpo disa nga ta, kanë shkuar edhe më larg duke i shkaktuar vetës lëndime trupore vetëm e vetëm për të ‘gravuar’ emrin e Kidës në trupin e tyre.

Lidhur me këtë veprim, këngëtarja e hitit ‘Premtimet’ ka reaguar në një postim në Instagram ku i lutet adhuruesve që të mos bëjnë kësi lloj gjestesh.

‘Fillimisht faleminderit per dashurine dhe respektin qe keni ndaj meje por ju kisha lut qe mos te beni gjera te tilla ne dem te shendetit tuaj, ka plote menyra tjera qe ta shprehi dashurine tuaj ndaj meje gje qe e vlersoj shume. ❤️? #Love‘ – është shprehur Kida.

Ndryshe, këngëtarja sot arriti shifrën e 200.000 ndjekësve pikërisht në këtë rrjet social. /Prive.al/

https://instagram.com/p/9mIIdhAYr-

Artikuj të ngjashëm