Edhe këtë vit, 8 Marsi u prit në Kosovë nga femrat sikurse të ishte një ditë feste.
Këngëtarë të shumtë me rastin e kësaj dite u angazhuan për të mundësuar një atmosferë perfekte për të pranishmet.
E kur bëhet fjalë për ahengje, s’kishte se si të mungonte Afrim Muqiqi i cili nga shumëkush cilësohet si njëshi për ta kallur atmosferën.
Kur u pyet për 8 Marsin, ai tha se gratë e kanë çdo ditë festë teksa të drejta ‘më shumë se ç’duhet’.
Këtë 8 Mars ai e kishte gruan me vete megjithatë tha se zakonisht herave të tjera kur kthehet nga mbrëmjet, ajo i rezervon pyetje të ndryshme duke e ‘intervistuar’ bashkëshortin.
Se cilat janë ato, e tregon vetë Afrimi në materialin e mëposhtëm për Prive.